
Albi Doka pritet të jetë futbollisti më i ri i Skënderbeut. Klubi korçar ka arritur akordin me lojtarin i cili ditën e nesërme do të firmosë kontratën e re, sipas medias së shkruar.
Doka mbylli aventurën e tij me Ujpest në Hungari dhe ishte në kërkim të një ekipi gjatë merkatos së verës. Duke qenë se është futbollist pa kontratë, ishte ende në kohë të firmoste me bardhekuqtë.
Mbrojtësi i djathtë është një emër mjaft i njohur në Superiore ku fitoi gjithçka me Tiranën me të cilën ia doli të kapte edhe Kombëtaren shqitpare.
Doka ka qenë më parë një objektiv i Skënderbeut, në fillimet e tij me Tiranën, por pa u realizuar diçka. Ai vjen tani si një përforcim tepër i rëndësishëm për trajnerin Gvozdenovic dhe debutimi pritet të bëhet ndaj Teutës pas pauzës së kombëtareve.