Leon Krekovic
Leon Krekovic është një nga lojtarët që Tirana ka “piketuar” për merkaton e janarit. Megjithatë, për bardheblutë nuk do të jetë aspak e lehtë pasi gara për 25-vjeçarin kroat po zhvillohet “luftë” e fortë.
Tirana ka rivalë serbët e TSC Backa Topola të cilët gjithashtu kanë shfaqur interesim serioz për Leon Krekovic. Tashmë, “topi” i kalon vetë anësorit, i cili duhet të vendosë mes Shqipërisë ose Serbisë.
Kujtojmë se 25-vjeçari ka një karrierë interesante. Ai ka luajtur në Kroaci me ekipe si Nk Dinara, Hajduk Split dhe Sibenik, por ka pasur aventura edhe në Poloni, Belgjikë e Finlandë.
Galeria fotografike ()
Poll
