
Partizani - Tirana
Tirana dhe Partizani do ta luajnë derbin e parë të këtij sezoni më datë 3 tetor. Sfida do të nisë në orën 19:00, ndërsa tashmë është vendosur edhe stadiumi ku kjo sfidë do të luhet.
Sipas shtypi të shkruar, Partizani do t’i presë “bardheblutë” në stadiumin “Air Albania”, ose siç njihet ndryshe edhe si “Arena Kombëtare”. Një ndryshim ky nga hera e fundit kur Partizani ishte pritës, pasi luante si i tillë në “Arena e Demave”.
Kujtojmë që në atë sfidë pati edhe incidente. Dy tifozëritë u përplasën me njëra-tjetërn, duke e kthyer “Arenën e Demave” në një “ring”. Madje përplasje pati edhe mes lojtarëve e stafeve respektive.
Poll