Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Ka luajtur me Milan në Serie A, Partizani afër firmës me sulmuesin shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Ka luajtur me Milan në Serie A, Partizani afër firmës
Ismet Sinani

Partizani ka nisur prej ditësh punën për të përforcuar ekipin gjatë kësaj merkatoje. Një nga repartet që kërkon doemos afrime është sulmi.

Reparti i avancuar ka pësuar më shumë ndryshime në 6 muajt e fundit, pasi u larguan liderët e sulmit në merkaton e janarit. Ndryshime që i vuajti ekipi i kuq, i cili tashmë synon të transferojë lojtarë që sigurojnë gola.

Pasi “Demat” dështuan me transferimin e Florenc Farrukut, janë hedhur në “aksion” dhe kanë gjetur një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Ismet Sinani, i cili luajti në këtë sezon me Clodiense në Itali në Serie C.

Shqiptari shihet me mjaft kualitet nga të kuqtë, të cilët janë shumë afër transferimit të tij. 26-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e Milan në Serie A, ku ka dalë nga akademia e kuqezinjve. Karriera e tij në fakt është e gjitha në Itali për disa ekipe, që kanë milituar në kategori të ndryshme.

Këtë sezon me Clodiense ka luajtur në 37 ndeshje dhe ka mundur të shënojë 5 gola. Gjithashtu ka asistuar edhe në 2 raste. Kontrata me italianët i përfundon në fund të qershorit dhe drejtuesit e kuq synojnë ta transferojnë me parametra 0.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga