Nevil Dede
Nevil Dede ka konfirmuar zërat që e lidhin atë me Egnatian, si pasues të trajnerit Edlir Tetova i cili ndërpreu menjëherë bashkëpunimin me klubin rrogozhinas ditën e sotme.
Këtë ish-trajneri i Tiranës e ka pohuar në emisionin "Rubrika Sportive", teksa është pyetur nga moderatorja Hygerta Sako.
“Është e vërtetë, edhe dje edhe sot kam qenë në bisedime me presidentin Demrozi, bashkë me drejtorin. Gjithsesi, është nder që ata të kërkojnë bashkëpunimin, ekipi kampion në fuqi.
Besoj që në ditët në vijim do të ketë një akord përfundimtar. Por të ja lemë kohës. Pozitiv për akordin? Përderisa them jam i nderuar, unë kam një ndjesi pozitive që do të arrijmë një akord”, tha Dede.
Poll
