Tirana ka përfunduar në KAS dhe shkak për këtë është bërë Liridon Latifi. Palët siç dihet nuk janë ndarë siç duhet para disa sezonesh dhe marrëdhënia mes tyre ka përfunduar në përballje ligjore.
Ish- i Skënderbeut nuk ëshë dakort me vendimin e dhënë nga Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve (DHKZK) dhe ka çuar kështu këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) në Lozanë. Sipas dokumenteve zyrtare, dosja mban numrin “CAS 2025/A/11308 Liridon Latifi – Klubi i Futbollit Tirana sh.a.”, ndërsa seanca gjyqësore është planifikuar të zhvillohet më 10 nëntor 2025.
Latifi pretendon se të drejtat e tij kontraktuale me bardheblutë janë shkelur dhe kërkon nga KAS që të rishikohet vendimi i DHKZK-së. Gjithashtu pritet që Tirana të bëjë gati mbrojtjen e saj ndaj këtij rasti.
Siç dihet disa sezone më parë, palët u “përplasën” mes tyre, me futbollistin që nuk pranonte të dilte në stërvitje. Pas diskutimesh të gjata, nuk ia dolën të gjenin gjuhën e përbashkët dhe për këtë vendosi DHKZK dhe FIFA. Kështu bardheblutë u detyruan që të paguanin disa detyrime dhe lojtari të dilte i lire, por futbollisti tashmë ka të tjera pretendime mbi kontratën e tij me kryqytetasit.
Ndërkohë vlen të theksohet se altualisht Latifi është pjesë e Shkëndijës së Tetovës dhe luan në kampionatin maqedonas.
