
Menjëherë pasi fitoi titullin kampion për herë të dytë radhazi, Egnatia është fokusuar te merkato. Pasi është shumë pranë sulmuesit të Dritës, Kastriot Selmanit, tashmë rrogozhinasit nuk “shkulen” nga Kosova.
Mësohet se klubi rrogozhinas ka shfaqur interes edhe për mbrojtësin e talentuar të Prishtinës, Ardi Ajdinin. 22-vjeçari, i cili para disa muajsh ka qenë pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës, duket se ka fituar interesin e kampionëve të Shqipërisë.

Ajdini ka treguar formë të mirë me skuadrën e Prishtinës këtë sezon, pavarësisht se skuadra kryeqytetase është duke luftuar për t’i shpëtuar zonës së “play off”-it për mbijetesë.
Megjithatë, “operacioni” për këtë transferim nuk është kryer ende edhe pse dëshira është dypalëshe. Pritet të shihet sesi do të shkojnë gjërat dhe nëse do të ketë konkretizim të gjësë.