Edlir Tetova
Edlir Tetova do të largohet nga Egnatia në fund të sezonit. Të paktën kështu raporton “RTSH”, duke e bërë fakt të kryer mbylljen e bashkëpunimin mes klubit rrogozhias dhe teknikut durrsak.
I njëjti burim bën me dije se pas largimit nga Egnatia, Tetova do të vijojë punën në Superiore tek një tjetër ekip. “Timonieri” 43-vjeçar është pranë kalimit te Teuta.
Kujtojmë që ditën e nesërme duke nisur prej orës 11:00, do të jetë vetë Edlir Tetova që do të flasë para mediave. Gjasat janë të larta, që pikërisht në atë konferencë, të zyrtarizojë edhe largimin.
Poll

