Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E BUJSHME/ Dinamo “kapet” në befasi, Vllaznia i “rrëmben” titullarin Ilir Dajës

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Dinamo “kapet” në befasi, Vllaznia i
Bakary Goudiaby

Bakary Goudiaby nuk do të jetë më futbollist i Dinamos. Mesfushori ka mbyllur aventurën me “Blutë”, ndonëse mungon ende konfirmimi nga palët.

Nga sa mësohet, bëhet me dije se 23-vjeçari i është bashkuar Vllaznisë. Senegalezi do të synojë të lërë gjurmë te shkodranët, teksa është vënë nën urdhrat e Edi martinit. Zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Siç dihet, Goudiaby ishte një titullarë i padiksutueshëm i Ilir Dajës në sezonin që kaloi. Mesfushori luajti në 35 ndeshje, duke qenë një pikë kyçe në mesin e fushës së dinamovitëve, por tashmë Martini do të ketë mundësinë të shfrytëzojë talentin e 23-vjeçarit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga