Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

E “braktisi” Partizanin në mes të sezonit, Flamurtari ofertë konkrete ish-trajnerit të kuq

Shkruar nga NEWSPORT
E “braktisi” Partizanin në mes të sezonit, Flamurtari
Zoran Zekic, ish-trajner i Partizanit

Stoli i Flamurtarit është “bosh” dhe drejtuesit me në krye Sinan Idrizin po punojnë për të gjetur një trajner të ri për t’i besuar ekipin në Superiore. Kuqezinjtë kanë një listë të gjatë me emra që e njohin mirë elitën, por duket se oferta konkrete i është bërë njërit prej tyre.

Zoran Zekic ka marrë ofertën nga Sinan Idrizi për t’u rikthyer në Shqipëri dhe për të marrë në dorë fatet e vlonjatëve. Kroati në të kaluarën ka drejtuar Partizanin në Superiore, ku aventura e tij te të kuqtë zgjati vetëm 3 muaj.

Kjo pasi Zekic u shit nga të kuqtë te Osijek në Kroaci, por tashmë duket se Idrizi do ta rikthejë sërish në Shqipëri, këtë herë në qytetin bregdetar. Palët vazhdojnë kontaktet mes tyre dhe pritet që shumë shpejt të merret një vendin mbi këtë pistë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga