Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Duhet të rrish në këmbë, jo ulur”, Mirel Josa i kthehet moderatores Hygerta Sako: Atë e zgjedh unë, edhe sot u ula por… fituam

Shkruar nga NEWSPORT
“Duhet të rrish në këmbë, jo ulur”, Mirel Josa i
Mirel Josa

Tirana është mposhtur 0-2 nga Bylis në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Mirel Josa.

“Pikët janë gjëra kryesore, qetësojnë një skuadër. Nuk ka më ndeshje brenda dhe ndeshje jashtë. Unë me skuadrën time në këtë mënyrë sillem. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që këto pikë mos të na kthehen kundër në javët në vazhdim.

Nuk kishin një mbrojtës që të merrte pjesë në 5-3-2 e Tiranës që kishte në pjesën e parë, aty kishte hapësira. Donin që të përfitonin nga krahu me Vera dhe lojtarin tjetër nga Azerbajxhani. Ky moment nuk u kap mirë nga ne, për arsye të futjes së mesfushorit tonë të qendrës, shumë thellë. Mos të harrojmë se nga momenti që Tirana do të luante topin, ne do t’i bënim presing sipër. Fusha nuk i lejonte të lëvizte me topin ashtu si Tirana donte. Përgjoni dhe Përndreca ishin me kartonë të verdhë, prandaj u luajt ashtu.

Në përgjithësi vendosja ishte 4-2-3-1, nëse keni parë fillimin e lojës. E vetmja gjë ishte veçoria që i kishim vënë Ualisson dhe Malomos. Kërkoja sidomos për të problematizuar sa më tepër mbrojtjen e Tiranës. Ky ishte pikësynim, pastaj si vjen në mbrojtje, është punë tjetër. Tirana formonte distancë të madhe mes sulmuesit të majtë dhe qendërmbrojtësit të majtë, këtë duhej ta shfrytëzonim. Në pushim i thashë Peraltës që të shkonte aty dhe të fitonte topin në ato pozita”, tha Josa.

Hygerta Sako: Profesor, mundohu të rrish më shumë në këmbë sesa ulur, sepse kur ti je në këmbë skuadra përgjigjet ndryshe.

Mirel Josa: Në këmbë apo ulur, e zgjedh unë. Sot herë pas herë u ula, apo jo? Ishte një ndeshje që më pëlqeu.

Poll

Lexo gjithashtu