Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli me Tiranën, Enkeleid Dobi kërcënon bardheblutë: Finale që duam ta fitojmë me çdo kusht!

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli me Tiranën, Enkeleid Dobi kërcënon bardheblutë: Finale
Enkeleid Dobi

Teuta do të luajë këtë të shtunë në transfertë përballë Tiranës, sfidën e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Ndeshja që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 17:00. Ndërkohë që në prag të këtij dueli, para mediave ka folur edhe “timonieri” i durrsakëve, Enekelid Dobi.

Mister Dobi, përballja me Tiranën është gjithmonë një test i rëndësishëm. Si e keni përgatitur skuadrën për këtë sfidë?

Jo vetëm me Tiranën, por çdo ndeshje është e rëndësishme për ne. Sigurisht që kjo sfidë ka një domethënie të veçantë, për shkak të historisë mes Teutës dhe Tiranës. Janë dy nga klubet më të vjetra në Shqipëri dhe ky është një rivalitet që edhe unë e kam shijuar vetë në kohën kur luaja. Kjo i jep një rëndësi të madhe përballjes, por për ne çdo ndeshje mbetet po aq e vlefshme.

Skuadra juaj ka treguar stabilitet në fazën mbrojtëse javët e fundit. Do të shohim një Teutë më të kujdesshme apo më sulmuese në këtë takim?

Në çdo ndeshje jemi të kujdesshëm dhe të përkushtuar në të gjitha fazat e lojës. Punojmë çdo ditë për të pasur një Teutë ambicioze, me personalitet, që e shpreh qartë idenë e saj në fushë. Ndeshja me Tiranën, që do të luhet në “Air Albania”, ka emocionet dhe rëndësinë e vet. Ne duam të transmetojmë në fushë punën që bëjmë çdo ditë dhe të tregojmë personalitetin tonë si skuadër.

Sa e rëndësishme është kjo ndeshje për objektivat afatgjatë të Teutës në kampionat?

Çdo ndeshje është e rëndësishme. Që në fillim kemi thënë se do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Kjo sfidë është për ne pothuajse si një “finale e vogël”, sepse duam ta fitojmë. Do të hyjmë në fushë me të njëjtin mentalitet dhe të njëjtin objektiv si gjithmonë. Pastaj fusha tregon të vërtetën.

A ndjeni presion përballë një kundërshtari si Tirana?

Presion ka në çdo ndeshje. Pa taktikë nuk fiton dot, por emocionet janë ato që bëjnë diferencën. Duhet t’i kontrollojmë dhe t’i kthejmë emocionet në energji pozitive. Presioni është pjesë e jetës dhe e futbollit. Pas çdo fitoreje, ajo shndërrohet në një kënaqësi të madhe.

Çfarë prisni nga atmosfera në stadium dhe sa ndikon mbështetja e tifozëve në moralin e lojtarëve?

E kemi thënë dhe do ta përsërisim: ky klub, këta lojtarë, të gjithë ne punojmë për këtë qytet dhe për tifozët. Ata janë pjesë e pandarë e kësaj historie, ashtu siç ndodh në çdo cep të botës. Mbështetja e tyre ka domethënie të madhe. Nuk janë vetëm familjet tona në shkallët e stadiumit, por gjithë dashamirësit e sportit, njerëzit që duan këtë klub dhe qytetin. Ata na mbështesin në të mirë e në të keqe, dhe për ta luajmë këto ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu