Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dueli Bashki Shkodër - Vllazni, dorëzohet Benet Beci dhe Bujar Qamili: Zhvendosim koncertin... por ekipi kuqeblu anonçon “Elbasan Arenën” (DEBATI VAZHDON)

Shkruar nga NEWSPORT
Dueli Bashki Shkodër - Vllazni, dorëzohet Benet Beci dhe Bujar Qamili:
Alban Xhaferri, Bujar Qamili dhe Benet Beci

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci ka reaguar zyrtarisht për përplasjet që kanë ndodhur në kryeqendrën e veriut, për koncertin e këngëtarit të mirënjohur Bujar Qamili. Ai thotë se koncerti nuk do të mbahet në stadiumin “Loro Boriçi”, por përpara Bashkisë.

"Me tagrin që më jep detyra, por mbi të gjitha me dëshirën e fortë që festa e dikujt të mos krijojë shqetësime te askush tjetër, dua t’ju njoftoj se ne do ta zhvendosim koncertin, në oborrin e përbashkët të të gjithë qytetarëve shkodranë, para Bashkisë Shkodër.

Duke i uruar suksese Vllaznisë në aventurën europiane, ju ftoj të gjithëve të jemi pjesë e koncertit madhështor të këngëtarit Bujar Qamili, në mbrëmjen e 21 qershorit”, thuhet në reagimin e kryebashkiakut Benet Beci.

Ai e quan tymnajën të qëllimshme dhe thotë se ai nuk është përfshirë sepse nuk do që të krijojë ndasi mes shkodranëve dhe veçanërisht tifozëve të ekipit të Vllaznisë, të cilët ishin të shqetësuar për stadiumin dhe ndeshjet ndërkombëtare të ekipit të tyre.

Më tej, Benet Beci thotë se ngjarja e këtyre ditëve nuk është asgjë më shumë se një debat artificial, sipas tij, qartazi i nxitur nga interesa personale lidhur me përdorimin e stadiumit "Loro Boriçi" për realizimin e koncertin e Mjeshtrit të Madh Bujar Qamili.

“Njëkohësisht, kuptoj se një valë informacionesh të pavërteta rreth dëmit që mund t’i sjellë stadiumit organizimi i koncertit, ka shqetësuar jo pak tifozë të Vllaznisë. Njerëzit shpesh e kanë të thjeshtë të përfshihen nga tymnaja që kërkon ta cojë vëmendjen në frikëra të panevojshme,kur s’ka mundësinë të përballet me ato reale.

Koha është gjithmonë e duhura për të treguar cfarë është realisht problem e cilët janë qëllimet që nxisin palët në këto qëndrime kundërshtuese. Por, si drejtues i Bashkisë Shkodër, nuk kam asnjë dëshirë që, edhe në mënyrë të paqëllimshme, organizimet e institucionit që ju më keni dhënë privilegjin të drejtoj, të shfrytëzohen për të krijuar ndasi apo përballje artificiale”, vijon reagimi.

Në këtë debat është përfshirë dhe presidenti i ekipit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, i cili ka vënë në lëvizje Federatën Shqiptare të Futbollit, e cila i vuri në dukje institucionit të drejtuar nga Benet Beci se fusha e blertë nuk mund të cënohet për evente që nuk kanë lidhje me sportin.

Vijon….

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga