Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dritan Mehmeti i shqetësuar për “Arenën e Demave”: Kam frikë se na dëmtohen lojtarët

Shkruar nga NEWSPORT
Dritan Mehmeti i shqetësuar për “Arenën e Demave”:
Fotomontazh / Dritan Mehmeti & ekipi i Dinamos

Dritan Mehmeti, trajneri i Dinamos, është shfaqur në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Partizanin. Kujtojmë se ky takim luhet nesër(20 prill) ora 18:00 në stadiumin “Arena e Demave”.

Trajneri i dinamovitëve ka treguar respektin për Partizanin. Në fund nuk e fsheh shqetësimin që i jep stadiumi “Arena e Demave”. Mehmeti tregon se ka frikë dëmtimin e lojtarëve, për shkak të fushës me bar sintetik.

“Vetë pozicioni në tabelën e renditjes jo vetëm në “Final 4”, por edhe për poshtë, ka ngarkesë për ne si skuadër dhe të tjerat, që kanë nevojë për pikë. Më komode është vetëm Egnatia. Këto 5 javë do të jenë mjaft të luftuara.

Në derbi nuk ka favoritë, e ka treguar historia dhe statistikat. Është i paparashikueshëm, ka emocione të veçanta, luan rol aspekti psikologjik, mënyra si lojtarët menaxhojnë këto 90 minuta. Jemi në një pikë të veçantë të sezonit, ku ka nevojë për pikë.

Partizani ka ndryshuar shumë, sidomos për organikën, që e ka të pasur, me lojtarë cilësorë. Është i plotësuar në të gjithë repartet. I ka dhënë tonin futbollit shqiptar. Partizani ka elementë shumë të mirë, fakti që kam qenë pjesë e tij nuk është plus për ne. Të imponon shumë respekt.

Kemi bërë një marrëveshje me presidentin që skuadra të jetë në Superiore. Kemi dhe një objektiv tjetër që të evitojmë “play-out”-in dhe këtu kontrata ime është e përfunduar. Për më tepër do të jetë plus për ne si staf dhe për presidentin, që e meriton, sepse ka investuar shumë.

Lojtarët e Partizanit dinë të menaxhojnë situatat, dinë të ngrihen, kur vijnë nga vështirësitë. Duhet të bëjmë maksimumin, sepse kemi arritur deri këtu me punë dhe sakrifica të mëdha. Do të japim më të mirën në fushën e Partizanit.

Fusha? Do të më pëlqente të luanim në “Air Albania”, sepse fusha e stadiumit të Partizanit është sintetike. Për të dyja skuadrat do të ishte më mirë, kam frikën se mund të na dëmtohen lojtarët. Është vendosur dhe jemi para një fakti. Do të bëjmë maksimumin, pa nxjerrë justifikime”.

 

 

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga