
Tirana dhe Dinamo do të përballen këtë të shtunë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Sfda që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të nisë në orën 16:00.
Ndërkohë që dinamovitët i kanë dhënë fund përgatitjeve për derbin e kryeqytetit. Është vetë klubi i Dinamos që ka njoftuar mbi seancën e fundit stërvitore, duke “trembur” bardheblutë, pasi synimi i vetëm është rikthimi te fitorja.
Postimi i Dinamos:
Dinamovitët kanë mbyllur sot përgatitjet për derbin me Tiranën, që luhet nesër në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 16:00. Grupi është thuajse i plotë për trajnerin Daja para kësaj sfide, e vlefshme për javën e 5-të të kampionatit. Stafi dhe lojtarët janë të impenjuar maksimalisht për t’u rikthyer te fitorja.