Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dodaj transferohet te CSKA Sofia, reagon Vllaznia: Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote

Shkruar nga NEWSPORT
Dodaj transferohet te CSKA Sofia, reagon Vllaznia: Shkodra do të jetë
Kevin Dodaj

Ditën e sotme CSKA Sofia zyrtarizoi transferimin e Kevin Dodaj nga Vllaznia. Talenti 19-vjeçar do të luajë për herë të parë në një kampionat jashtë Shqipërisë.

Gjithashtu edhe klubi shkodran ka bërë të ditur largimin e Kevin Dodajt nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Vllaznia i ka uruar suksese 19-vjeçarit në aventurën e re.

Njoftimi i Vllaznisë për Dodajn:

Faleminderit Kevin!

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj.

Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë.

Suksese në sfidën tënde të re, Kevin! — Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga