
Partizani arriti të mposhtë Vorën sot me rezultatin 1-0 në javën e parë të Superiores. Lojtari më i mirë i ndeshjes u zgjodh Saliou Sembene, i cili doli në prononcim për mediat në fund të takimit.
“Pozicioni im natyral është qendërmbrojtës. Unë jam futbollist dhe nëse trajneri më ndryshon pozicionin unë do mundohem të bëj më të mirën në çdo pozicion që do të më kërkojë. Por pozicioni që unë ndihem më mirë është në qendër të mbrojtjes.
Një eksperiencë jashtë Shqipërisë për ju? Të gjithë lojtarët kërkojnë të luajnë në një kampionat të mirë, por çdo lojtar ka fatin e tij. Nëqoftë se ka ardhur koha të ikësh do e bësh, përderisa jam këtu do të jap më të mirën. Kur erdha këtu asnjë nuk më njihte, më mësuan si të ngrihem kur rrezohesh. Do të bëj më të mirën, nëse do të largohem do e lë klubin me kokën lart”, u shpreh Sembene.