Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Disiplina merr vendim DRASTIK për ngjarjet në ndeshjen Vllaznia – Elbasani, 6 tifozë e pësojnë keq

Shkruar nga NEWSPORT
Disiplina merr vendim DRASTIK për ngjarjet në ndeshjen Vllaznia
Vllaznia - Elbasani

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, ka marrë vendim drastik për 6 tifozë, në lidhjet me ngjarjen e ndodhur në ndeshjen Vllaznia – Elbasani, më datë 15.02.2026.

Pas njohjes me relacionin e Sekretariatit Teknik, shoqëruar me korrespodencën nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodrës, e ku ka të bëjë me shkeljen e nenit 48 të Ligjit 79/2017 “Për Sportin”. Ja reagimi i plotë:

"Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Vllaznia – AF Elbasani të zhvilluar më datë 15.02.2026 ora 19:30 në stadiumin “Loro Boriçi”, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

VENDOSI:

Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:


Serxhio Ardian Miloti
Kristo Halit Krraba
Juljan Qamil Pllumbi
Enaldo Përparim Selami
Elios Ermir Qosja
Denis Shkëlqim Deliu


Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit".

 

Poll

Lexo gjithashtu