
Egnatia
Egnatia do të përballet më 8 korrik përballë islandezëve të Breidablik, në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Champions League. Sfida që do të zhvillohet në “Arena Egnatia”, nis në orën 21:00.
Disa ditë para kësaj sfide, klubi i Egnatias ka reaguar në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje tifozëve.
“Ndeshja e parë historike në qytetin tonë, për turneun më prestigjioz evropian. Të gjithë në stadium, për të shkruar historinë”, shkruan klubi rrogozhinas në rrjetet sociale.
Vlen të përmendet se kjo është hera e parë që Egnatia i luan ndeshjet evropiane në stadiumin e saj.
Poll