
Superiore
Ndeshja Dinamo – Teuta, e vlefshme për javën e parë të Superiores do të shtyhet sërish. Shkak për këtë situatë është bërë angazhimi i Naser Alijit me Kombëtaren shqiptare.
Mungesa e tij do të ndikojë te loja e Dinamos dhe klubi kryeqytetas ka kërkuar përsëri shtyrjen e këtij takimi. Pra Dinamo dhe Teuta nuk do të përballen më 5 shtator, siç ishte paracaktuar.
Kujtojmë se sfida mes këtyre dy ekipeve e vlefshme për javën e parë të Superiores, u shty si fillim me kërkesën e Dinamos.
Këta të fundit donin të përgatiteshin sa më mirë dhe të ishin të freskët për sfidën “play-off” të Conference League, kundër Jagiellonias.
Poll