
Vora
Vora arriti të mposhtë Tiranën dhe të siguronte 3 pikët e para në Superiore. Ekipi i drejtuar nga Arian Bellai triumfoi përballë kryeqytetasve në Laç me shifrat 3-1.
Një rezultat mjaft pozitiv për ekipin e Vorës, që tashmë festa për ta është e gjitha legjitime. Pas këtij rezultati klubi ka reaguar në rrjetet sociale.
“Fitore”, shkruhet në postimin e klubit, ku skuadra tregon gjtihashtu edhe një moment gjatë festës së tyre në dhomat e zhveshjes. Kujtojmë se pas 2 javësh kampionat, Vora ka grumbulluar 3 pikë.
Ndërkohë në kuadër të javën së 3-të të kampionatit, Vora do të luajë në transfertë ndaj Teutës. Përballje e parashikuar të luhet më 13 shtator në “Niko Dovana”.
View this post on Instagram
Poll