Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

“Tek goli i dytë mendoj se u mbyll ndeshja”, zv.trajneri i Vllaznisë: Ajo fitorja ndaj Egnatias sikur na çoi lart

Shkruar nga NEWSPORT
“Tek goli i dytë mendoj se u mbyll ndeshja”, zv.trajneri i
Ergi Borshi

Dinamo arriti të mposhtë Vllazninë me rezultatin 3-1 sonte në javën e dytë të Superiores. Në përfundimin e takimit, zëvendëstrajneri i Vllaznisë, Ergi Borshi doli në prononcim për mediat.

“Bëmë një nisje të mirë, më pas patëm një rënie drastike mund të them. Por humbja e dueleve dhe topave të parë, e shkuara në presing me vonesë na hapën probleme.

A vendosën detajet? Deri diku, goli i dytë ishte diçka që mund të evitohej. Mendoj se në atë episod u mbyll ndeshja.

Kemi pausën e kombëtares dhe kemi kohë t’i rregullojmë, duhet të punojmë më fort, kampionati sapo ka filluar. Mirë që na ndodhin këto dhe të ulemi me këmbë në tokë, sepse ajo fitorja ndaj Egnatias na çoi lart shumë.

Koha me vonesë në presing na penalizoi shumë, humbja e dueleve na penalizuan. Ne e përgatitëm ndeshjen që të fitonim topin shpejt dhe të niseshim me sulmuesit. Ajo mendoj që është gabimi kryesor i yni”, u shpreh Borshi.  

Poll

Lexo gjithashtu