Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo në “garë” për talentin e Prishtinës, Ilir Dajës i bëhet pengesë ish-ekipi

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo në “garë” për talentin e Prishtinës, Ilir
Dinamo

Dinamo ka hyrë në bisedime konkrete për transferimin e mbrojtësit 22-vjeçar të Prishtinës, Ardi Ajdini. Trajneri Ilir Daja e ka identifikuar Ajdinin si një përforcim të rëndësishëm për repartin defensiv, duke e cilësuar si një profil ideal për mënyrën e lojës që synon të zbatojë në sezonin e ri.

Dinamo në “garë” për talentin e Prishtinës, Ilir
Ardi Ajdini

Burime pranë klubit konfirmojnë se palët janë në kontakte të vazhdueshme dhe një marrëveshje mund të arrihet sapo lojtari të përfundojë angazhimet e tij evropiane me skuadrën e Prishtinës.

Megjithatë, Dinamo nuk është e vetme në garën për shërbimet e Ajdinit. Në skenë janë futur edhe dy klube të njohura të Superligës së Kosovës, Ballkani dhe Malisheva, të cilat po tentojnë ta bindin lojtarin me projektet e tyre ambicioze dhe mundësitë për minutazh e zhvillim.

Vendimi përfundimtar pritet të merret nga vetë futbollisti në ditët në vijim, pasi të qartësohet e ardhmja e tij me klubin aktual.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga