
Jorgo Pëllumbi
Mbrëmja e djeshme ishte e paharrueshme për Dinamon, të cilët mposhtën Hajduk Splitin duke shkuar në Play Off-in e Conference League. Menjëherë pas fitores së djeshme, kryeqytetasit janë futur në punë në merkato.
Dinamo është pranë përforcimi të mbrojtjes me një nga ish-lojtarët e Superiores. Bëhet fjalë për Jorgo Pëllumbin i cili është pranë transferimit tek kryeqytetasit në këtë merkato.
Aktualisht, mbrojtësi 25-vjeçar luan për skuadrën e Debrecen në Ligën e Parë hungareze. Jorgo Pëllumbi vlerësohet nga “Transfermarkt” 250 mijë euro.
Poll