
Redinel Gjikolaj eshte i rrethuar me vije te kuqe
Dinamo ndodhet në Itali për fazën përgatitore për sezonin e ri. Me ekipin ka udhëtuar edhe ish-futbollisti i Besëlidhjes.
“Newsport.al” mëson se Redinel Gjikolaj është pjesë e “Bluve” dhe në këtë mënyrë një tjetër afrim për Dritan Mehmetin. Për këtë të fundit tashmë ka një alternativë më shumë në qendër të mbrojtjes, me 22 vjeçarin që premton për të ardhmen.
Mungon ende zyrtarizimi i këtij transferimi, por në ditët e ardhshme pritet që klubi ta prezantojë si afrimin më të ri në ekip. Kujtojmë se 22-vjeçari do të ketë aventurën e tij të parë në Superiore, teksa në karrierën e tij ka luajtur vetëm për Besëlidhjen, ndërsa ka dalë nga akademia e lezhjanëve.
Poll