Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Dinamo “all-in” vetëm për fitoren, dinamovitët besojnë te e kaluara ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo “all-in” vetëm për fitoren, dinamovitët
Vllaznia - Dinamo

Dinamo dhe Vllaznia do të duelojnë mes tyre në gjysmëfinalen e “Final – Four”, duel ky i parashikuar të zhvillohet në orën 20:00 në “Arenën Kombëtare”. 90-të minuta të luftuara priten mes dinamovitëve dhe shkodranëve, ku mes tyre do të bëjnë llogaritë për finalen e madhe.

Titulli është objektivi kryesor i të dyja skuadrave, të cilat “dhëmbë për dhëmbë” do të luftojnë deri në fund. Duke parë edhe statistikat e këtij sezoni mes tyre, shikojmë se Dinamo dhe Vllaznia janë përballur mes tyre 6 herë.

4 ndeshje për llogaritë e kampionatit dhe 2 herë të tjera në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Statistikat tregojnë se “Blutë” e Ilir Dajës ia kanë dalë të triumfojnë në 3 raste, ndërsa shkodranët e Thomas Brdaric kanë dalë fitimtarë në vetëm 1 rast. Ndërkohë 2 përballje të tjera mes tyre kanë përfunduar në barazim.

Kujtojmë se Dinamo i ka eliminuar vetëm pak javë më parë shkodranët nga Kupa e Shqipërisë, ndaj për kuqeblutë kjo sfidë është edhe si një mundësi “hakmarrjeje” ndaj dinamovitëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga