
Në orën 20:00 e gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën Kombëtare”, aty ku do të luhet gjysmëfinalja e parë e “Final – Four”. Vllaznia dhe Dinamo do të sfidohen për finalen e madhe të titullit.
Thomas Brdaric dhe Ilir Daja prej ditësh kanë zhvilluar stërvitje intensive për këtë përballje, e cila vlen shumë për të dyja skuadrat që prej vitesh tashmë ëndërrojnë titullin kampionë. Të dy timonierët kanë dilemat dhe dyshimet e tyre për formacionet, por gjithsesi kanë në ‘kokën’ e tyre titullarët.
Formacionet e mundshme:
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Stojanovic, Bajrami (Repaj), Jago, Qato, Krymi, Deliu, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric
Dinamo: Teqja, Meksi, Hoxha (Dita), Aliji, Lorran, Karamba, Qefalija (Goudiaby), Nanai, Zabërgja, Mandela, Vila (Bregu). Trajner: Ilir Daja.