
Xhuliano Skuka - Gazetari sportiv, Ervin Baku
Partizani u eliminua nga Conference League, pas humbjes ndaj estonezëve të Nomme Kalju. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, përfundoi 0-1 në favor të ekipit nga Estonia.
Ndërkohë që për këtë ndeshje i ftuar në “Euronews Albania”, ka folur gazetari sportiv, Ervin Baku. Ky i fundit ka shpërthyer ndaj Xhuliano Skukës, duke e quajtur sulmuesin e Partizanit egoist dhe individualist.
“Dikush duhet t’i thotë Skukës që futbolli është një lojë kolektive. Ai është një futbollist shumë i mirë, por është një individualist shumë i madh, egoist shumë i madh dhe dikush duhet t’i thotë që ai nuk është Maradona”, tha ndër të tjera gazetari sportiv, Ervin Baku.
Poll