Dinamo – Partizani është supersfida më e luftuar e ditës së sotme. Derbi do të luhet në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena” dhe kjo sfidë është e vlefshme për javën e 9-të të Superiores.
Një sfidë mjaft interesante mes ekipeve të kryeqytetit, që do të luajnë derbin e parë sezonal mes tyre. Si çdo derbi edhe dueli i ditës së sotme do të jetë mjaft i luftuar dhe spektakolarë, mes rivalëve të përjetshëm.
Edhe historia e dueleve direkte e thotë diçka të tillë. Në 5 përballjet sezonit të kaluar, duke përfshirë edhe duelin e “Final – Four”, Partizani ka fituar 2 derbi, ndërsa në 2 raste të tjera gjithçka është mbyllur në barazim. Nga krahu tjetër Dinamo e Ilir Dajës ka mundur të triumfojë vetëm 1 herë.
Të kuqtë kanë shënuar në portën e dinamovitëve 7 gola, ndërsa “Blutë” e kanë gjetur rrugën e rrjetës 6 herë.
