Abel Abah
Tirana dhe Dinamo do të përballen këtë të diel për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të startojë në orën 17:00.
Ndërkohë klubi bardheblu ka postuar në rrjetet sociale një foto ku rikujton tifozët se ndeshja e radhës do të jetë pikërisht përballë dinamovitëve në Elbasan. Ndërkohë që krah njoftimi, këtë herë Tirana ka zgjedhur të vendosë sulmuesin nigerian, Abel Abah.
All - Paragraf - 3
Klubi bardheblu ka zgjedhur pikërisht sulmuesin 22-vjeçar si një shenjë “kërcënimi” për Ilir Dajën dhe ekipin e tij. Kujtojmë se Tirana ndodhet në vendin e parafundit me 26 pikë, ndërsa Dinamo me 44 të tilla mban vendin e 3-të.
Poll
