
Emocionet e derbit kanë nisur të “kaplojnë” tifozët dhe tashmë jemi vetëm pak ditë nga përballja Tirana – Dinamo. Duel ky që do të luhet në “Selman Stërmasi” ditën e shtunë në orën 16:00 dhe që është i vlefshëm për javën e 5-të të kampionatit.
Përgatitjet për këtë përballje te skuadrat kanë nisur prej ditësh, por te “Blutë” e Ilir Dajës ka “festë”. Kjo pasi timonieri i dinamovitëve do të ketë rikthime të rëndësishme në ekip. Kështu të gatshëm për sfidën me Tiranën do të jenë Saliu Guindo, Bekim Maliqi dhe Nani do të japin kontributin e tyre.
Dy të parët rikthehen nga dëmtimet, ndërsa i treti rikthehet nga pezullimi. Kështu për Dajën ka 3 “armë” plus, me futbollistët që pritet të marrin edhe pozicionet e tyre në formacion.
“Nëndetësja” aktualisht mban vendin e 6-të me 4 pikë pas 4 javësh kampionat. Derbi është shumë vendimtarë, pasi Daja do të tentojë të rikthehejë ekipin te rezultatet pozitive.