Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana ndryshon “fytyrën” me Orges Shehin, Partizani në fushë për t’i shpëtuar dënimit të Gaz Demit

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI I KRYEQYTETIT/ Tirana ndryshon “fytyrën” me Orges Shehin,
Orges Shehi dhe Oltijon Kërnaja

Tirana do të luajë kundër Partizanit në kuadër të javës së 33-të të Superiores. Një sfidë mjaft e rëndësishme për të dy ekipet e kryeqytetit që do të tentojnë të marrin maksimumin.

E megjithatë vëmendja është përqëndruar maksimalisht te Tirana që tanimë ka në krye të pankinës, trajnerin Orges Shehi. Bardheblutë vijnë në këtë takim pas 3 fitoreve dhe 2 barazimeve, ndërsa humbja e fundit daton në datën 8 mars ndaj Elbasanit.

Trajneri Orges Shehi ka punuar maksimalisht me skuadrën, duke arritur të ndërtojë një ekip kompakt, me vëmendjen e përqëndruar në disiplinën taktike.

Redon Xhixha dhe Sergei Tabekou janë dy pikat e referimit, me Myslovic në mesfushë. Trajneri Orges Shehi ka qenë i qartë në piketat e vendosura ndaj të tijve, ndaj pritet me interes të mësohet se si do të zbresë nesër në fushë.

Nga ana tjetër, “panorama” duket më e zymtë në kampin e kuq me Partizanin e Kërnajës që në 5 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të fitojë asnjë takim. Në 5 sfidat e zhvilluara, të kuqtë kanë marrë 3 barazime dhe janë mposhtur 2 herë.

E megjithatë ultimatumi i presidentit Gaz Demi për të mos dështuar sezonin, është përfshirja në Final Four, në të kundërt pritet “fortune” totale në kampin e kuq. E për t’iu shmangur pikërisht kësaj, zona europiane mund të nisë që nga një rezultat pozitiv në derbi.

Kujtojmë që ndeshja Tirana – Partizani është programuar të zhvillohet nesër në orën 19:00, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet.

FORMACIONET E MUNDSHME:

Tirana: Bekaj, Vera, Ndong, Cortes, Myslovic,Alvarez,  Rafa, Halili, Xhixha, Tabekou, Mehmeti Trajner :Orges Shehi

Partizani: Qirko, Atanaskoski, Sembene, Janjeva, Mehmeti, Murataj, Human, Dumbia, Sidibe, Isgandarli, Toma. Trajner:Oltjon Kërnaja.

Poll

Lexo gjithashtu