Altin Rraklli
Ish-sulmuesi i Kombëtares Altin Rraklli ka qenë i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Ai ka treguar formacionin ideal nga 1992 deri në 2005 të Shqipëria me të cilët ka luajtur.
“Në portë do zgjedh Foto Strakoshën. Mbrojtës i djathtë Zmihani. Në krahun e majtë Altin Haxhi. Për në qendër të mbrojtjes Geri Çipi dhe Ilir Shulku. Lorik Cana e Altin Lala përpara mbrojtjes.
Ervin Skela para këtij binomi. Sokol Kushta në qendër të sulmit. Në krah të sulmit po vendos veten dhe Bledar Kolën. Trajner Bejkush Birçe. Nëse do hiqja veten nga formacioni, vendos Alban Bushin”.
Poll
