
Dinamo
Dinamo ka nxjerrë ditën e sotme në shitje biletat për për përballjen me Flamurtarin. Një biletë për të parë këtë sfidë kushton 500 lekë në tribunën H dhe në ballore, ndërsa 1000 lekë në tribunën VIP.
Të gjithë të interesuarit biletat mund t’i sigurojnë te pika e shitjet tek biletari e stadiumit “Selman Stërmasi”. Pikërisht në këtë impiant do të luhet dueli mes Dinamos dhe Flamurtarit.
Përballje e parashikuar të zhvillohet ditën e shtunë në orën 15:30 dhe që është e vlefshme për javën e 6-të të Superiores. Kujtojmë se Dinamo aktualisht pas 5 javësh kampionat mban vendin e 6-të me 7 pikë, ndërsa Flamurtari ndodhet i parafundit me vetëm 2 pikë.
View this post on Instagram
Poll