
Bylisi
Bylisi do të duelojë me Tiranën dhe ballshiotët do të nisin sezonin e ri në shtëpi. Në “Adush Muça” më 23 gusht presin kryeqytetasit për të bërë mes tyre llogaritë e javës së parë të Superiores.
Një takim që merr vëmendjen e tifozëve dhe tashmë në Ballsh kanë nisur përgatitjet “anti – Tirana”. Ekipi nën drejtimin e Mirel Josës po merr ngarkesën e duhur në mënyrë që të jenë sa më shpejt gati për këtë sfidë.
Lajm i mirë për Josën është se do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistët. Kjo do t’i japë mundësinë timonierit të ballshiotëve të zgjedhë më të mirët për të nisur sezonin e ri, ku do të kërkojnë ta fillojnë me këmbën e mbarë, me një fitore në shtëpi.
View this post on Instagram
Poll