Një debat ka nisur në mediat sportive mes dy personazheve të njihur të botës së futbollit në Shqipëri. Lorenc Jemini në një intervistë të dhënë së fundmi ka atakuar moviolistët që bëjnë moviolën e ndeshjeve në studiot televizive.
Mes tyre është Bujar Prengja, i cili bën analizën e ndeshjeve në emisionin “Skaner” në MCN me Gerti Çarcani. Prengja ka folur për deklaratën e ish-arbitrit, ndërsa është shprehur se ai ndoshta nuk di as rregulloren, pasi prej vitesh është përjashtuar nga arbitrimi.
Ndër të tjera e ka “thumbuar” duke theksuar se e ka mendjen te merret me modën dhe jo me moviolën.
“Normalisht nuk i takon një ish-arbitri të flasë me këtë gjuhë. Ai në ofendime në radha të parë nuk duhet të kalojë. Më përpara duhet të shikojë veten e tij për atë punë se sa të na vlerësojë ne. Duhet të shikojë se si e ka mbyllur ai arbitrimin , është përjashtuar nga arbitrimi. Dhe mendoj që këto nofkë ka të tjerë që e meritojnë. Ka disa vite, pra pa e arritur moshën është përjashtuar nga arbitrimi dhe ai e di vetë arsyen se pse është përjashtuar.
Më detyroi ta them këtë sepse një ofendim i tillë nuk i takon atij dhe nuk ka arsye. Ndërkohë unë ëktu me shumë korrektësi mundohem të interpretoj rregulloren e futbollit, të rejat e rregullores së futbollit, interpretimet e reja që ne i marrim nëpër seminare dhe që unë i kam përmendur nga instruktorë të FIFA-s dhe UEFA-s. Për atë duhet thënë që ndoshta edhe rregulloren se di mirë, sespe ka disa vite që ështe larg kësaj pune.
Nuk di se si do t’i tërheqi mbrapsht ato fjalë, por unë them që duhet të shikojë veten e vet. Ai del në televizor jo për të bërë rastet mesa shikoj, por ka hall të bëjë tjetër gjë, të bëjë interpretimet e modës apo të opinionistit dhe nuk merret shumë me moviolën”, ka deklaruar Prengja.
