Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Bruno Lulaj jep premtimin e madh për tifozët: Duam të sjellim ditët e arta të Elbasanit

Shkruar nga NEWSPORT
Bruno Lulaj jep premtimin e madh për tifozët: Duam të sjellim
Bruno Lulaj

Kapiteni i Elbasanit, Bruno Lulaj foli pas barazimit ndaj Egnatias ku u zgjodh si më i miri i ndeshjes. Lideri i verdhebluve jep premtimin e madh për tifozët që skuadra do të bëjë më të mirën për të rikthyer Elbasanin në ditët e arta të trofeve.

“Nuk është hera e parë që luaj me 3 mbrojtës, ndihem komod sido që të jetë. Unë jap më të mirën time. Trajneri n aka dhënë lirshmëri në lëvizje, kur krijohet hapsira sulmon kushdo. E rëndësishmë është të sulmojmë e të mbrojmë si ekip.

Në aspektin personal jam i kënaqur kur vlerësohem, por do të preferoja të ishte një sulmues Lojtari i Ndeshjes dhe të fitonim.

Përgjegjësia si kapiten është e madhe, presion nuk kam ndjerë. Dua të shpërblejë besimin e drejtuesve. Duam të bëjmë më të mirën për të sjellë ditët e arta në këtë qytet që dashuron futbollin”, tha Lulaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga