Një episod i spikatur nga kamerat u regjistrua në ndeshjen e fundit që Dinamo zhvilloi përballë Vllaznisë, e vlefshme për hapin e parë gjysmëfinal e që përfundoi në barazimin 1-1.
Bëhet fjalë për lojtarin e dinamovitëve, Dejvi Bregun, i cili në nerva e sipër ka shfryrë drejt portës pasi mposhti portierin Jukaj me penalltinë e shënuar në minutat e fundit, çfarë solli dhe baraspeshën në këtë sfidë.
Vetë klubi e arsyeton se ka ardhur në nerva e sipër dhe pa ofenduar apo fyer askënd, sikurse është pretenduar në media.
Në fund, kryeqytetasit nënvizojnë se loja e futbollit është burrërore dhe se klubi pranon gjithmonë verdiktin e fushës me "fair-play".
POSTIM:
"Reagim
Klubi Dinamo kërkon të sqarojë opinionin publik në lidhje me një episod të ndeshjes së fundit me Vllazninë, që në media është interpretuar në mënyrë të gabuar. Lojtari ynë, Dejvi Bregu, pasi shënon golin e barazimit, shfryn nervat nga frustrimi për faktin që ky gol erdhi në fund dhe që më parë kishte humbur një penallti, por pa fyer dhe pështyrë askënd, sikurse shkruhet dhe pretendohet në media.
Ndoshta është një keqkuptim dhe klubi ynë tërheq vëmendjen e shtypit për më shumë kujdes, që të mos prodhojë lajme të pavërteta.
Dejvi Bregu është një nga futbollistët më korrektë në fushë dhe jashtë saj.
Klubi Dinamo dhe futbollistët respektojnë dhe vlerësojnë çdo kundërshtar, duke nisur nga Vllaznia dhe të gjithë ata që marrin pjesë në garë.
Loja e futbollit është burrërore dhe klubi ynë pranon gjithmonë verdiktin e fushës me “fair play”.

