
Egnatia – Vllaznia dhe Kukësi – Teuta janë dy ndeshjet e para ditën e sotme, të vlefshme për javën e 33-të të Superiores.
Në Rrogozhinë është një supersfidë që do të ishte kryendeshja e javës nëse s’do të ishte për derbin Tirana – Partizani. Shkodranët kërkojë hakmarrje për eliminimin nga Kupa, por gjithashtu për të ruajtur distancën me Partizanin që rrezikon t’i parakalojë në renditje.
Në Kukës Arena luan ‘vetëm’ Teuta pasi verilindorët janë të rënë nga Kategoria. Durrsakët duan fitoren për të parakaluar Laçin e për të dalë nga zona Play-Out, por djemtë e Devollit vijnë me moralin lart dhe nuk kanë asgjë për të humbur.
Më poshtë mësoni formacionet zyrtare të 4 skuadrave:
Egnatia - Vllaznia
Egnatia (4-3-3): Sherri; Fangaj, Malota, Dylis, Xhemajli; Aleksi, Zejnullai, Drame; Spahiu, Ibrahimoglu, Montenegro. Trajner: Edlir Tetova
Vllaznia (4-4-2): Qarri; Smajli, Pusi, Juriç, Hakaj; Krymi, Alivoda, Boshnjaku, Sala; Mala, Balaj. Trajner: Thomas Brdaric
Kukësi - Teuta
Teuta (3-4-1-2) – Vata; Qaqi, Jazxhi, Kotobelli; Kruja, Beqja, Lloci, Gjinollari; Boçi; Daci, Faust. Trajner: Edi Martini
Kukësi (4-2-3-1) – Rroku, Murati, Lamçe, Uahab, Dragoshi, Mingo, Selita, Duka, Zenunaj, Fejzaj, Solodovnikov. Trajner: Bledar Devolli