
Ruzgis
Në fillim të muajit qershor rikthehen sfidat kualifikuese të kombëtareve për Kupën e Botës 2026. Një prej sulmuesve të Kategorisë Superiore, ka marrë lajmin e madh pak ditë përpara startit.
Bëhet fjalë për bomberin e Vorës, Manfredas Ruzgis që është grumbulluar sërish nga Kombëtarja e Lituanisë. Para pak orësh, lituanezët kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar.
Ruzgis do të ketë mundësinë të dalë në fushën e lojës në dy sfidat kualifikuese ndaj Maltës dhe Danimarkës. Rikujtojmë se 28-vjeçari u grumbullua dhe në mars nga përfaqësuesja e tij.

Galeria fotografike ()