Charles Bismark
Vllaznia ka fituar me përmbysje në shtëpi përballë Tiranës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 3-1.
Pas këtij dueli ka folur "Lojtari i Ndeshjes", Charles Bismark, i cili shënoi golin e parë për shkodranët.
“Faleminderit për çmimin! Kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme, vinim pas humbjes ndaj Bylisit, motivimi dihej, na duhej kjo fitore, për të vazhduar përpara. Jam në 80 % të formës, kam pasur disa dëmtime, tani jam duke ardhur në formë ndeshje pas ndeshje. Skënderbeu apo Vllaznia? Tifozët në Shkodër janë më të mirë. Është motivim për mua, për të dhënë më të mirën”, tha Bismark.
Poll
