Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Befason Mehmeti: Siguruam mbijetesën, ky ishte mini-objektivi i Dinamos

Shkruar nga NEWSPORT
Befason Mehmeti: Siguruam mbijetesën, ky ishte mini-objektivi i Dinamos
Dritan Mehmeti

Dinamo mposht Erzenin në Air Albania me rezultatin e pastër 2-0 falë golave të Denisson e Kaçorri. Blutë marrin 3 pikë të tjera dhe rimarrin pozitën e 4-të në Final Four. Pas ndeshjes, trajneri Mehmeti dha prononcimin e tij për MCN TV.

“Jemi në një pikë ku të gjithë kanë nevojë për pikë dhe bëhet luftë. Ka situata ku del jashtë detyrave duke bërë gabime padashje nga presioni. Për këtë fitore falenderoj djemtë dhe klubin e Dinamos, ishte një mini-objektiv. Siguruam matematikisht rënien nga kategoria, kampionat i çmendur.

Duhet të kemi besim. Sot e rëndësishme që morëm 3 pikë të arta që na japin qetësitë. Tani të rikuperojmë forcat e të mendojmë për ndeshjen e rradhës.

Unë skuadrën e mora në fund të fazës së parë dhe bëra një marrëveshje me presidentin që unë të siguroj Superioren, kjo ishte në kontratë. Tani duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Se ç’ndodh rrugës nuk e parashikoj dot.

Nuk është se unë nuk e kërkoj, por kjo ma vështirëson shumë duke patur parasysh vështirësinë e kampionatit. Me një hap fals nuk shkon as në 4-she dhe fut veten në vështirësi. Nuk është se nuk kemi pritshmëri, nëse kapim 4-shen është mrekulli. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Jam i kujdesshëm për të mos patur më tepër se ç’duhet entuziazëm. Skuadrat e tjera janë aty dhe nuk duhet të rrezikojmë.

E shohim që renditja ndryshon nga java në javë, ndaj them që nuk ka mbaruar asgjë. Vështirësia sa vjen e rritet.

Kapacitet për kampion nëse del në 4-she? Nëse do të jem i sigurtë në 4-she atëherë do të bëj një analizë me stafin. Tani të sigurojmë Play-Out, nëse e kapim 4-shen atëherë do të kesh një përgjigje me bindje të plotë”, tha Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga