
Partizani
Partizani do të rikthehet në fushën e lojës nesër në mbrëmje në “Arenën e Demave”. Në orën 20:00 në javën e parë të Kategorisë Superiore, “Demat e Kuq” do të presin në kryeqytet debutuesit e Vorës.
Në prag të sfidës së rëndësishme përballë kampionëve në fuqi të Kategorisë së Parë, Partizani i ka bërë thirrje tifozëve për të mbështetur ekipin në “Arenën e Demave”.
“Të dielën, datë 24 gusht, nisim rrugëtimin tonë në edicionin e 87-të futbollistik "Abissnet Superiore". Ndeshja premierë në shtëpinë e kuqe na sheh të impenjuar përballë debutuesve të Vorës.
Shihemi në "Arenën e Demave" 20:00
Bashkë për fitore!”, shkruan Partizani.
Poll