Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi në Vlorë “asist” Tiranës dhe Bylisit, çfarë ndodh me renditjen dhe garën për “mbijetesën”

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi në Vlorë “asist” Tiranës dhe Bylisit,
Superiore

Java e 31-të të Abissnet Superiore u hap me ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vorës në Vlorë, sfidë e cila përfundoi në barazimin 1-1, duke lënë kështu akoma të hapur garën dhe rivalitetin mes skuadrave që luftojnë për të qëndruar në elitë.

Nga ky barazim përfitojnë Tirana dhe Bylis që do t’i luajnë ndeshjet e tyre të radhës sot dhe të hënën, ku do të kenë përballë Egnatian dhe Dinamon.

Distanca me pikë i lejon skuadrat të besojnë ende te matematika, pasi mes vendit të 7-të në të cilin ndodhet Vora dhe atij të 10-të ku është Flamurtari ekziston një hendek prej 5 pikësh.

Ndaj, tek kryeqytetasit dhe ballshiotët ka ende arsye për të besuar në një renditje më të favorshme në përmbyllje të kësaj jave.

Poll

Lexo gjithashtu