Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Barazimi ndaj Dinamos, Nevil Dede "qan" rastet e humbura: Në disa momente ai dreq goli duhet bërë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Dinamos, Nevil Dede "qan" rastet e humbura: Në disa
Nevil Dede

Dinamo dhe Bylis kanë luajtur pasditen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i Bylisit, Nevil Dede.

“Më vjen keq për djemtë. Të jem i sinqertë tentova deri në fund ta fitonim ndeshjen. Nuk po rregullojmë dot goditjet standarde. Duke marrë parasysh Dinamon si një ekip i mirë dhe trajner ekspert si miku im Daja, çdokush do ishte i kënaqur me barazim. Nuk menaxhuam si duhet avantazhin.

All - Paragraf - 3

Por në momente të caktuara ka një përqëindje të madhe edhe fat. Dua të justifikoj çunat dhe t’i komplimentoj, por në disa momente duhet ta bëjmë atë dreq goli.

U mundova që të bëja zëvendësime pas golit që pësuam, por nuk ndryshuam gjë. Është një skuadër që ka një pikë besimi. Unë jam i mërzitur që mund të merrnim diçka më shumë. Duke parë rastet që krijuam, mund të merrnim diçka më shumë”, tha Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga