Xhuliano Skuka u rikthye me shumë bujë te Partizani, si një nga lojtarët që do të merrte në dorë “frenat” e kësaj skuadre në sezonin e ri. Por aventura e 3-të e sulmuesit te të kuqtë nuk po shkon ashtu siç e kishte “ëndërruar”.
Kjo pasi dibrani fillimisht nuk kaloi një moment të mirë pas përplasjes me Garcian në sfidën e parë të kampionatit, teksa iu hoq edhe shiriti i kapitenit. Ndërkohë në 5 ndeshje të luajtura deri më tani nuk ka mundur të shënojë asnjë gol, duke mbetur “shterpë” para porte.
27-vjeçari ka marrë mjaft kritika për paraqitjen e tij dhe për faktin që nuk po arrin të shënojë. Së fundmi ka bërë një postim në rrjetet sociale, i cili “ironizon” gjithë situatën e krijuar.
Në foton e postuar në rrjetet sociale shihet së bashku me Paulo Buxhelajn, me këtë të fundit që tregon diçka me gishtin tregues. Situatë të cilën Skuka ka preferuar ta “falenderon” që po i tregon portën, pasi e ka harruar kohët e fundit.
“Paulo Buxhelaj faleminderit që më tregove ku është porta se e kisha harruar këto kohë”, ka shkruar dibrani. Siç dihet Partizani do të luajë në transfertë ndaj Dinamos ditën e nesërme. Duel që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” në orën 19:30 dhe është i vlefshëm për javën e 9-të të Superiores
