Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Asistoi golin e vetëm të Partizanit në Europë, 17-vjeçari "blindon" vendin e titullarit te nënkampionët

Shkruar nga NEWSPORT
Asistoi golin e vetëm të Partizanit në Europë,
Oresti Rifa

Oresti Rifa është risia e Partizanit këtë sezon. 17-vjeçari është produkt i Akademisë, ndërsa u shpall kampion po në të njëjtën grupmoshë sezonin e kaluar.

Sulmuesi i djathtë e nisi titullar në turin e parë të Conference League. Kundër Marsaxlokk rezultoi vendimtar, pasi asistoi golin e vetëm për nënkampionët.

Ishte Murataj që dërgoi topin në rrjetë pas 2 minutave lojë, pikërisht me pasimin e Rifës. Lojtari i përfaqësueses U-17 të Shqipërisë la fushën e lojës në minutën e 62’ për Agim Zekën.

Me paraqitjen në takimin e parë, 17-vjeçari duket se i ka mbushur mendjen Orges Shehit për ta aktivizuar titullar dhe në takimin e kthimit. Gjithçka do të vendoset në Maltë ku luhet për një biletë në turin e dytë të Conference League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga