Humbja ndaj Partizanit në derbi siç duket ka nisur të “lëkundë” stolin e Ardian Nuhiut. Tashmë ka nisur të flitet për një largim të mundshëm të timonierit të bardhebluve.
Klubi kërkon me doemos qëndrimin në elitë dhe për këtë nuk do të tolerojë më rezultate negative. Kështu në skenë tashmë ka dalë një tjetër emër i njohur i trajningut.
Dhe bëhet fjalë pikërisht për Orges Shehin, i cili është shumë i dashur për tifozët bardheblutë, pasi në sezonin 2021-2022 i shpalli kampion, ndërsa një sezon më vonë arriti të fitojë dhe Kupën e Shqipërisë.
Fakti që ndjeh mirë ambientin bardheblu dhe ka fituar trofe në krye të tyre, tashmë flitet se mund të zëvendësojë Nuhiun në rast të një largimi të mundshëm nga kryeqytetasit. Vlen të theksohet se Shehu gjithashtu ndoqi nga afër derbin e kryeqytetit ditën e dielë, teksa ishte i pransihëm në tribunën qëndrore të “Air Albanias”, takim që përfundoi 2-0 për Partizanin.
