
Partizani po kalon momentin më të keq të këtij sezoni. Prej më shumë se 8 ndeshjesh të kuqtë nuk e njohin fitoren në kampionat. Rezultatet e munguara në javët e fundit kanë bërë që “Demat” të rrezikojnë tashmë edhe pjesëmarrjen në “Final – Four”.
Për shkak të momentit “JO” që po kalonte ekipi, drejtuesit pak javë më parë shkarkuan Aleksandar Veselinovic, por edhe me uljen në stol të Arbër Abilaliajt situata ende nuk ka ndryshuar. Pikërisht ky i fundit ka menduar të bëjë disa ndryshime.
Abilaliaj ka ulur në stol 3 titullarët e Veselinovic. Timonieri i të kuqve ka menduar të bëjë rrotacion për të sjellë një tjetër çasje në ekip dhe për të parë nëse do të jetë “fituese”. Kështu në këtë mënyrë janë bërë “kokë turku” Ismajli, Kote dhe Janjeva. Të 3 futbollistët nga lojtarë titullarë me serbin tashmë janë ktheyr në opsione.
Ndërkohë siç dihet kanë fituar terren Mehmeti dhe Shanaj, të cilët siç duket kanë edhe simpatinë e Abilaliajt. Por pavarësisht këtyre ndryshime, ende në kampionat nuk po arrijnë të fitores dhe tashmë 3 pikët me Skënderbeun kthehen në “detyrim” për klubin e kuq. Kujtojmë se përballja me korçarët do të luhet ditën e hënë në orën 17:00 në stadiumin e Skënderbeut.