
Skënderbeu – Partizani është një nga duelet e javës së 29-të të kampionatit që do të luhet ditën e hënë në orën 17:00. Një përballje për “jetë a vdekje” për “Demat”, të cilët prej disa javësh nuk e njohin fitoren në kampionat.
Arbër Abilaliaj këtë herë nuk i lejon më hapat fals dhe ndaj korçarë do të hidhet “all-in” vetëm për 3 pikët. Kjo pasi timonieri synon të shkelmojë krizën në të cilën ndodhen ekipi, ndërsa nuk do ta ketë aspak të lehtë përballë një ekipi që lufton për mbijetesë.
Por pavarësisht kësaj, statistikat e përballjeve direkte mes tyre shikojnë Partizanin si favoritë. Madje Skënderbeu cilëoshet si skuadra që u sjell fat kryeqytetasve, pasi në 10 ndeshjet e fundit mes tyre, Partizani ka triumfuan ën 5 raste. 3 sfida kanë përfunduar në barazim dhe vetëm 2 janë fituar nga korçarët.